Tek Vllaznia mberrin edhe nje tjeter basketbollist. Dhe behet fjale serish per nje amerikan. I rradhes qe ka mberritur pak minuuta me pare ne Rinas eshte Danny Lawhorn.

Ai luan ne rolin e organizatorit dhe pritet te jete nje element i rendesishem per ekipin shkodran dhe trajnerin Bilali.

Lajmin per mberritjen e ketij lojtari e ka dhene vete klubi i basketbollit Vllaznia permes faqes se tij zyrtare pak minuuta me pare kur shkruan:

“Danny Lawhorn, amerikani që luan në rolin e organizatorit sapo ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza si përforcimi i rradhës për kuqeblutë e koshit.

Lawhorn vjen pas eksperiencave në kampionatin e Republikës Çeke, Ukrainase dhe së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Vrapojm drejt 1”.

Lawhorn wshtw amerikani i trete qe bashkohet me Vllaznine dhe ne kete menyre bashke edhe me Lekndreajn dhe Hamatin, e çoi ne pese numrin e blerjeve qe presidenti Xhaferi ka bere kete periudhe./SHKODRA-SPORT.COM/