Në ndeshjen e fundit nuk ka pësuar gol. Falë mbrojtjes së mirë apo dhe ndonjë aftësie të tij të shfaqur në ndonjë moment të veçantë. Portieri I Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç është I kënaqur me fitoren e arritur ndaj Kamzës dhe thotë se e kishte parandjerë atë. “E kisha deklaruar që para ndeshjes se do të fitonim dhe jam shumë I lumtur që ia dolëm. Kemi bërë një ndeshje të mirë por më e rëndëishmja është se morëm tre pikët. Mendoj se kjo fitore do na ndihmojë shumë për ecurinë në të ardhmen”-ka thënë malazezi I portës shkodrane.

Sakaq I pyetur për takimin e rradhës, atë për kupë me Skënderbeun, Vujadinoviç është shprehur: “Dëshira ime është për një barazim në mënyrë që të mbetemi në lojë. Në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun që u mbyll 0-0 kemi luajtur më mirë dhe shpresoj që edhe këtë ndeshje të mos humbasim. Mundësitë për të marrë pikë në këtë ndeshje, i kemi”.

www.shkodrasport.com