Liverpool është një ndër klubet më të mëdha dhe ka tifozë në çdo cep të botës. Skuadra e Jurgen Klopp po zhvillon një sezon fantastik, titulli do të rikthehet në “Anfield” pas 30 vitesh dhe të gjithë bateritë janë përqendruar në Champions League.
ESPN raporton se një tifoz i “The Reds” nga Tailanda ka bërë një gjest shumë të bukur kundrejt skuadrës së zemrës. Chailiaw Manthong ka shfrytëzuar fermën e tij për të “pikturuar” stemën e klubit legjendar nëpërmjet mbjelljes së kokrrave të orizit.
Një shenjë falënderimi për emocionet që po përjeton nga djemtë e Klopp dhe një veprim unik. Manthong shpreson që të festojë të tjerë trofe në fund të këtij sezoni dhe në të ardhmen.
Ne fakt Liverpool ditet e fundit nuk po kalon nje moment te mire teksa ka pesuar humbjen e pare ne kampionat dhe po ashtu eshte eliminuar nga FA Cup, megjithate diferenca e madhe qe ka men djekesit ne kampionat, e bejne ate thuajse te shpallur qe tani, kampione te Anglise se ketij sezoni dhe ky eshte nje sukses i jashtezakonshem i kesaj skuadre.