Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla janë kthyer në protagonistë në kampionatin italian. Paraqitjet që po bëjnë dyshja shqiptare me Napolin, kanë bindur shumë klube në Itali dhe kanë nisur bisedimet për t’i afruar në merkaton e verës. Një vlerësim për dy futbollistët, ka pasur edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

Ai i ka konsideruar futbollistë me të ardhme të ndritur dhe me personalitet. De Biazi që e njeh Rrahmanin që nga koha kur drejtonte Shqipërinë, ka pranuar se mund t’i bëjë punë edhe Napolit ndërkohë që nxjerr në pah edhe aftësitë e Kumbullës.

“Rrahmani është një lojtar që ka treguar se nuk e vuan vështirësinë e Serisë A. Ka shumë personalitet, me shumë teknikë dhe mund të jetë ideal për Napolin sepse është i talentuar.

Edhe Kumbulla ka personalitet. Shumë agresiv dhe i matur në lëvizjet që bën. Një lojtar i mirë në luftën në ajër dhe mendoj se ka një të ardhme të ndritur”, tha De Biazi. /VipSport/