Armando Vajushi ka gjetur më në fund një ekip të ri, pas shumë muajsh pushim. Dëshira e këtij futbollisti ka qenë për t’iu bashkuar Avelinos, por këta të fundit nuk e kanë marrë në ekip. Gjithsesi kjo histori i përket së shkuarës dhe ka ardhur zyrtarizimi i ekipit të ri.

Futbollisti shkodran është marrë nga ana e Petrolul Ploiesti, që merr pjesë në ligën e dytë të kampionatit në Rumani.

Njoftimi ka ardhur nga vetë drejtuesit e klubit se kanë marrë edhe Armando Vajushin si përforcim për merkaton e dimrit.

Menjëherë do të vijë bashkimi me grupin drejt Antalias, atje ku do të zhvillohen edhe përgatitjet për vazhdimin e sezonit. Petrolul ndodhet në vendin e 8 në ligën e dytë me 31 pikë, ndërsa kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit.