Mbremjen e djeshme trajneri i kombetares shqiptare te futbollit Xhani De Biazi ka shpallur listen e lojtareve qe do te grumbulloje per ndeshjen eliminatore ndaj Norvegjise qe do te zhvillohet kete fundjave. Ajo qe ben pershtypje ne listen prej 25 lojtaresh eshte se serish trajneri italian i kombetares sone nuk eshte bindur per aftesite e Xhevahir Sukajt per ta thirrur ne kombetare ndonese ky sulmues vazhdon te shenoje rregullisht me skuadren e tij ne kampionatin iranian te futbollit dhe ne Ligen e Kampioneve te Azise.
Nga ana tjeter, pozitiv eshte fakti se eshte thirrur serish Armando Vajushi, shkodrani tjeter qe po luan me mjaft sukses tek Liteks ne Bullgari. Perveç tij jane thirrur edhe dy futbolliste te tjere shkodrane, Hamdi Salihi qe tashme luan ne Kine me ekipin Jiangsu Sainty dhe Elsaid Hysan qe luan ne Serine B italiane me Empolin. Lojtaret e thirrur ne kombetare do te jene pjese e saj ne ndeshjen eliminatore qe do te zhvillohet kete fundjave me Norvegjine dhe pastaj ne mesjaven e ardhshme ne miqesoren me Lituanine.
www.shkodrasport.com