Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit, duke komentuar tensionet që pasuan ndeshjen, përplasjet pas përfundimit dhe komentet që përfshinë Lamine Yamal. Barcelona pësoi humbje në transfertë te madrilenët, të cilët ishin superior pavarësisht fitores vetëm 2-1.

Sa i përket incidentit në fund të ndeshjes, De Jong u shpreh: “Nuk e pashë situatën. Nuk e di çfarë ndodhi saktësisht, sepse isha ende në fushë dhe thjesht vura re shumë lojtarë e pjesëtarë të stafit që po grumbulloheshin”.

“Yamal? Pas fishkëllimës së fundit, shumë shkuan drejt Lamine. Mendoj se reagimi është pak i tepruar. Pyesni ata vetë”.

Për sjelljen e Carvajalit, De Jong sugjeroi një qasje më të matur: “Ai mund ta telefononte privatisht. Nëse je shok skuadre me Laminën dhe e njeh, mund ta thërrasësh në telefon në vend që të bësh gjeste në fushë.”

Së fundi, ai reagoi ndaj deklaratave të interpretuara rreth Real Madridit: “Lamine nuk tha se ata ‘vjedhin’. Ai ishte në Kings League, ata e krijuan situatën në tryezë, por Lamine nuk e tha drejtpërdrejt. Është pak e ekzagjeruar”.

Barcelona aktualisht renditet e dyta në La Liga, pesë pikë prapa Real Madridit./Telegrafi/