HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDebat i ashpër mes Sinematit dhe Jeminit për derbin: Ti je për...

Debat i ashpër mes Sinematit dhe Jeminit për derbin: Ti je për vete ngelës!

Një debat i madh ka ndodhur në studion e Procesit Sportiv sa i përket moviolës te Partizani-Tirana. Kështu Lorenc Jemini është shprehur se goli i barazimit nga të kuqtë ishte offside, por nuk ishte faji i kryesorit të takimit dhe ai meriton notë të lartë. Por këtë gjykim nuk e ka pranuar Sinemati.

Debati i plotë

Jemini: “Goli i parë i Partizanit ishte offside. Por këto derbi nuk gjykohen, por menaxhohen. Në atë rast kryesori nuk kishte pamje të qartë dhe normalisht ka gabuar. Pjesa tjetër ishte shumë e mirë për të dhe meriton një notë të lartë. Pastaj për treshen e arbitrave duhet ta ndajmë është pjesë tjetër”.

Sinemati: “Po si qenka pjesë tjetër kjo? Ne jemi mësuar që ia kalojmë fajet anësorit dhe e nxjerrim të pastër kryesorin. Kështu ka ndodhur gjithmonë. Po si mund të marri notë të lartë Jorgji aty? Po ti je ngelës për vete. Nuk e kuptoj këtë gjykim”.

Jemini: “Shiko se nuk ke informacione dhe po na kalon në disa tema tani që nuk po dalim dot. E përsëri edhe njëherë se notat ndahen në mënyrë personale te gjyqtarët. Jorgji ka bërë gjithçka mirë aty. Madje edhe te përleshja Trashi-Ngo që në fakt ishte për të kuq, por në derbi nuk jepet”.

Sinemati: “E përse nuk jepet në derbi kur ishte për dy kartonë të kuq. Çfarë është ky tjetërsim i gjykimit dhe qenka e drejtë?”.

Jemini: “Po sepse duhet ta mbash sa më mirë derbin dhe mos t’i heqësh bukurinë, prandaj në këtë rast janë falur dhe për mua kanë vepruar drejt”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments