Trajneri shkodran i Kombetares se Shqiperise U-19, Armando Cungu, ka patur nje replike me avokatin Riza Hicka, ish-jurist i Tiranes, njeheresh edhe tifoz i ekipit bardheblu.

Ne mbremjen e djeshme ne emisionin “Fair Play” te Enkeleida Zekos ne Syri TV, Cungu iu kunderpergjigj Hickes, duke i thene se duhet ta permende me teper Vllaznine, pasi eshte nje vlere e madhe e futbollit shqiptar, e cila duhet rrespektuar.

Cungu u shpreh se permendet Dinamoja para Vllaznise, qe ne 30 vitet e fundit nuk ka ndonje histori te madhe.

“Per te bere nje replike me avokatin Hicka, do me kishte pelqyer qe nga ana e tij, ta permendte me teper Vllaznine. Tiranen e tij e ka ne zemer, une e rrespektoj, sepse gjithkush ka nje preference.

Gjithkush eshte rritur me nje ekip ne zemer dhe une kam rrespektin maksimal per ekipin e Tiranes, sikurse edhe te Partizanit apo edhe Dinamos, por besoj se vlere e futbollit eshte edhe Vllaznia, e cila duhet rrespektuar. Eshte ekipi me i vjeter ne Shqiperi, ekipi qe ka sjelle futbollin ne Shqiperi, ekipi qe per mendimin tim, i ka munguar Shqiperise.

Vllaznia nese eshte kompetitive, tifozet kane dhene prova qe e mbushin stadiumin plot dhe ka presion jo te vogel per te luajtur futboll ne Shkoder, si per sportistet, mbi te gjitha edhe per trajneret.

Permendet Dinamoja para Vllaznise. Ne fakt, Dinamoja nuk ka ndonje histori 30 vitet e fundit. Me shume, ka ne Kategorine e Dyte, me shume rrespekt.

Dinamoja ka nje histori shume te madhe para viteve 90’. Nje ekip shume i madh, i cili i ka dhene shume futbollit shqiptar.

Ne mes ekipeve te Tiranes dhe Vllaznise, nuk ka inate. Per mua, jane dy ekipet me te medhaja te kampionatit shqiptar.

Nuk ka absolutisht as inate, as mllefe, as problematika mes tyre, perkundrazi ka shume miqesi, ka shum miq te ndersjelle nder ekipe qe kane luajtur, qe kane lene nje miqesi dhe edukate sportive per t’u vleresuar dhe nje shembull per t’u marre ne futbollin shqiptar”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri shkodran i Kombetares se Shqiperise U-19, Armando Cungu.
Maringlen ZHIVANI