Defrim Met’hasani, gazetari sportiv i RTSH, eshte i mendimit se largimi i trajnerit Elvis Plori, ishte i nxituar. Ai ka qene i ftuar ne studion e emisionit “Ora Sport” ne ORA TV, ku nder te tjera ka komentuar ndryshimin e fundit te trajnereve te Vllaznia.

Duke folur ne kete panel, Met’hasani u shpreh se drejtuesit shkodrane, perveç finales se Kupes, po mendojne edhe per sezonin e ardhshem, ndersa theksoi se do te kemi nje Vllazni ndryshe ne sezonin qe vjen.

“Shkodra gjithmone ka qene burim lajmesh, por ndoshta pak i nxituar ky largimi i trajnerit Plori. Gjithsesi, duket se te Vllaznia po mendojne jo vetem per finalen e Kupes, por po mendojne edhe per kampionatin e ardhshem, per nje Vllazni me te fuqishme ne merkato, sepse po e nis nga koka, po e nis nga trajneri dhe keshtu qe mund te kemi nje Vllazni ndryshe ne sezonin qe vjen.

Fatura e nje trajneri duhet paguar, kur ky trajner ben merkaton e ketij ekipi, qe ne fillim te sezonit. Nuk ka kusur Plori, sepse nuk e ka bere merkaton e skuadres.

Nese Plori do kishte bere zgjedhjen e lojtareve, natyrisht qe meriton ndoshta te ndeshkohej, por kur ky nuk e kishte bere zgjedhjen, kur ky nuk i kishte marre keta lojtare, nuk kishte faj ne kete moment. Dy jave para finales, te heqesh nje trajner, qe i ke thene truri i skuadres, nuk eshte e drejte”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv i RTSH, Defrim Met’hasani.
Maringlen ZHIVANI