Gazetari sportiv, Bashkim Tufa ishte i ftuar ne emisionin “Ora Sport”, qe transmetohet ne “Ora TV”, mbremjen e djeshme. Duke folur per problemet e Vllaznise, Tufa ka thene se shkodranet i kane hedhur ne rruge lojtaret e talentuar, teksa behet fjale per nje gabim ne mentalitet, pra qe ne nisje te sezonit, ku titulli kampion u vendos si objektiv.

Tufa foli edhe per ndryshimin e trajnereve tek Vllaznia, teksa u shpreh se zevendesimi i Brdaric me Plorin nuk ishte nje zgjedhje e zgjuar, ndersa theksoi se se ndaj Lacit ne finalen e Kupes se Shqiperise, shkodranet i pret nje ndeshje teper delikate.

Ndryshimi i trajnerit – “Ndeshjet e fundit te Vllaznise jane delikate, por me delikate Vllaznia ka finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Lacit dhe shpesh here, keto nderrimet e trajnereve, behen me synimin per t’i dhene nje nxitje, nje impuls skuadres. Largimi i Brdaric me Plorin, nuk ishte nje zgjedhje e zgjuar, sepse kam pershtypjen se lojtaret ishin familjarizuar me Plorin, pra Plori ishte aty.

Largimi i Brdaric dhe dalja e Plorit ne skene, nuk i dha ate impulsin e nevojshem. Deklarata e largimit te Plorit ishte copy-paste me gjithe te tjerat. Perhere, keshtu ndodh. Falenderojme kete, falenderojme ate, por pse e heq atehere? Bie kjo pyetje, kur Plori ka bere nje pune te mire, pse e largon? Per mua, nuk ka llogjike largimi i trajnerit Plori.”

Vllaznia e sivjetshme – “Kalaja e Rozafes ne Shkoder ka nje legjende: Prish dhe rregullo. Edhe Vllaznia kete ka bere. Nese, Vllaznia vitin e kaluar humbi titullin per golavarazh, do thoja, nuk kishte pse te bente kaq levizje te medhaja ne strukturen e skuadres. Ajo e ndryshoi. Mori ate shembullin e keq te skuadrave kampione.

Marrim 10 dhe heqim nja 12 te tjere. Ne kampionat, kemi dy Vllazni. Vllaznia e Shkodres dhe Vllaznia e elites, e kampionatit, shkodrane qe mbushin skuadrat. Kur une kam djemte e mi dhe jo te pakte, jo lojtare ordinere, lojtare qe kane nje lloj niveli, pse mos t’i afroj ne ekip. Problemi eshte qe Vllaznia i ka hedhur ne rruge. Nese do i shiste, Vllaznia do kishte marre ndonje leke. Vllaznia nuk ka lidhje me ate. Vllaznia ne menalitet eshte gabim dhe ky kampionat per mua, filloi gabim.”

Presioni ne Shkoder – “Alban Xhaferi eshte ne pozite te veshtire, pasi une e di ambientin e Shkodres. E di se sa ne pozite te veshtire, eshte edhe Xhaferi. Me e veshtire, eshte te jesh kryetar i Bashkise se Shkodres, se sa president i Vllaznise. Ne Shkoder ka shume presion. Ne Shkoder, nuk ka as te majte, as te djathte, kur behet fjale per Vllaznine.”

Maringlen ZHIVANI