Ndryshimi i trajnereve te Vllaznia, ne javet e fundit te kampionatit, ka befasuar thuajse te gjithe opinion sportiv shqiptar. Keshtu, ndodhi ajo qe nuk pritej dhe tashme trajneri i ri i shkodraneve, ne vazhdim do te jete Mirel Josa.

Nje ndodhi e tille kapi ne befasi edhe ish-trajnerin Elvis Plori. Nje gje te tille e ka deklaruar gazetari i RTSH-se, Eno Skarco, teksa u shpreh se Plori eshte kapur ne befasi nga largimi.

Skarco theksoi se Plori do te rikonfirmohej sezonin e ardhshem ne krye te skuadres, nese do arrinte te fitonte Kupen e Shqiperise ndaj Laçit.

“Edhe trajneri Plori eshte kapur ne befasi nga largimi. Para se te vija ne emision, pata nje bisede me Plorin dhe po diskutonim per ate qe po ndodhte te Vllaznia dhe per te ardhmen e trajnerit dhe ne momentet qe ne flisnim, ne momentet qe para se te nisesha ne emision, trofeu i Kupes ishte ajo qe do te vendoste gjithçka per Plorin.

Ne qofte se ai do te dilte me nje trofe ne fund te sezonit, do te rikonfirmohej ne krye te skuadres dhe ishin madje edhe bisedimet per sezonin e ardhshem te Vllaznise. Pra, ky vendim ishte kaq i papritur edhe per vete trajnerin Plori.

Une mendoj qe eshte gabim, qe ne kete pike te kampionatit, te ndryshohet trajneri dhe te vendoset nje trajner i ri. Sidoqofte situata, nje trajner i ri do kohen per ta marre persiper skuadren dhe duke patur nje finale, mendoj qe eshte i nxituar ky largim i Plorit, ashtu si ishte i nxituar largimi i Brdariç.

Problemet e skuadres se Plorit, nuk filluan me Plorin. Filluan me Brdariç, ishin probleme kualitative dhe po t’i hyme ne thellesi, kemi sulmues te Vllaznise, qe nuk dijne te shenojne.

I vetmi qe ka kaluar me dopio-shifra ne kete sezon te nje skuadre ofensive, eshte Latifi me 11 gola, 6 i ka me penallti. Ideja eshte ketu, qe ndoshta ne Shkoder, kane qejf ta ndryshojne trajnerin çdo tre jave, por nuk funksionon keshtu.

Pse duhej larguar trajneri me shpejt? Barazimet e Plorit te cuan ne finalen e Kupes dhe te çuan ne Europe.

Ky eshte nje fenomen i madh ne Shkoder, qe ndodh shpesh atje. Keta qe bejne te pamunduren per ta sjelle nje trajner ne krye te skuadres, ne momentin qe vjen ky trajner ne krye te skuadres, fillojne dhe flasin per ta hequr nga skuadra dhe une nuk e kuptoj pse funksionon keshtu ne Shkoder.

Ne qofte se, kemi nje trajner qe ka bere me mire se te gjithe, ne nivelet e dyta, ne Kategorine e Pare po them, eshte Elvis Plori. Eshte nje njeri qe te gjithe ia njohin punen. Eshte nje njeri qe ka marre skuadra edhe pa qene favorite dhe i ka nxjerre ne Superiore.

Pra, vjen momenti dhe ti i jep doren nje trajneri qe ndoshta e ka merituar perpara te ishte ne krye te Vllaznise, ia jep doren ne nje moment te veshtire, sepse e thashe edhe njehere, skuadra nuk eshte se nuk funksionoi vetem me Plorin. Skuadra nuk funksiononte qe perpara per arsyet e ndertimit te skuadres.

U ndertua me lojtare qe nuk vlenin aq sa u moren dhe ky eshte problemi i Vllaznise, jo ana teknike”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari i RTSH, Eno Skarco.

Maringlen ZHIVANI