Menyra se si Vllaznia po menaxhon futbollistet e rinj, eshte bere objekt debati ne studion e emisionit “Skaner” ne MCN TV, ndermjet trajnerit Nevil Dede dhe drejtorit sportiv te Vllaznise, Matko Djarmati.
Sipas Djarmatit, disa njerez nuk marrin vesh nga futbolli, kur thone qe futbollistet e rinj duhet te aktivizohen qe vitin e pare me nje ekip profesionist.
Nje deklarate kjo qe nxiti nje debat te forte me Nevil Deden, trajnerin e Erzenit, qe fillimisht u shpreh se skuadra shkodrane le per te deshiruar ne menaxhimin e futbollisteve te rinj. Per me teper, ndiqni debatin e meposhtem:
Dede: Matko tha qe nuk marrin vesh nga futbolli disa njerez, kur thone qe futbollistet e rinj duhet te futen qysh vitin e pare. Sa lojtare prodhon Vllaznia çdo vit?
Djarmati: Dy ose tre.
Dede: A ka luajtur ndonje shkodran dy ose tre vitet e fundit, pervec Gurishtes dhe Krymit?
Djarmati: Gurishta, Krymi, Qarri, Smajli, Paloka.
Dede: Po Tirana qe doli kampion sa ndeshje kane bere keta te Tiranes? Hajde te flasim tani me njerezit qe nuk marrin vesh, se ti me mua e ke. Me thuaj ti sa ka futur Tirana ne formacion ne ndeshje te rinj. Sa datelindje 2002-2004 ka futur Tirana dhe sa ka futur Vllaznia? Me qe une nuk marr vesh nga futbolli, me thuaj ti. Ti je drejtori i Vllaznise, ma shpjego ti. Kush ta dha fitoren me Kukesin? Kush ta dha golin? A e dha Çoba? Me qe une nuk marr vesh nga futbolli, me thuaj ti.
Djarmati: Çoba nuk eshte lojtar i Akademise tone.
Dede: I kujt eshte?
Djarmati: E sheh sa mire e di? Ai eshte tek ne nga Akademia AAS.
Dede: Sa vjet e ke ti?
Djarmati: Dy vjet, tani ka firmosur kontraten tre-vjecare.
Dede: Po Shimaj?
Djarmati: Shimaj nuk ka luajtur, sepse ka qene gjysem sezoni i demtuar. Smajli ka luajtur 15 ndeshje.
Dede: Nuk keni asnje shkodran per te luajtur? Po leri ti tani keto. Keto jane perralla. Jane peralla tani. Ti thuaj jam pragmatist, desha te bej rezultat dhe kaq. Mos na trego perspektiven e ekipeve te moshave ne Shqiperi o burre tani.
Maringlen ZHIVANI