Ish-futbollisti anglez, Leni Xhonroz ka tronditur opinionin sportiv dhe jo vetëm, me deklaratën e tij prekëse. 48-vjeçari është në luftë me jetën, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, që shkatërron neuronte motorike që dëmtojnë frymëmarrjen, lëvizjen, të folurin si dhe provokon makthe.

Xhonroz, është babai i 3 fëmijëve dhe së fundmi punonte si mësues në një shkollë afër Prestonit. Në një prononcim për mediat britanike, 48-vjeçari rrëfen vuajtjet që i ka sjellë kjo sëmundje. Ai nuk fajëson askënd për këtë sëmundje, se si ai mund të ishte prekur kushdo tjetër.

“Nuk kam frikë të vdes. Ideja për të shëtitur përreth, të kërkuarit e një periudhe më të mirë më ka ndërgjegjësuar. Nuk kam menduar kurrë se pse kjo më ndodhi mua. Disa ditë janë më të mira. Kam përjetuar disa ditë të errëta. Në këtë moment sapo kam dalë nga një gjendje e keqe.

Në fund të stinës nëse ndihesha i lehtë mund të vrapoja e të shkoja në palestër. Tani nuk dua të lëviz nga krevati. Por sapo zgjohem dhe bëj dush, ndihem më mirë teksa dita kalon. Por në orën 8 ose 9 të darkës ndihem totalisht i lodhur”, rrëfen ish-sulmuesi.

Në të kaluarën Xhonroz është aktivizuar me Bllekbërnin, Prestonin, Hartlepul, Buri, Bërnli dhe Suonsi. Ndërkohë mësohet se gjysma e personave që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin brenda dy vitesh nëse sëmundja avancon.