Pas 8 vitesh larg Shkodres dhe Shqiperise, eshte rikthyer serish per disa dite per te takuar familjen dhe miqte e tij. Anton Zalli, ish- gazetari sportiv me te mberritur ketu, menjehere eshte drejtuar drejt stadiumit “Loro Boriçi” per te pare ndeshjen e Vllaznise ndaj Bylisit.

Ka dale prej saj i zhgenjyer, megjithate ka qene serish edhe ne ndeshjen ndaj Erzenit, ku kete here ka dale i kenaqur nga rezultati dhe loja e kuqebluve. Kuptohet qe pasioni i tij per sportin dhe gazetarine ka mbetur ende prezent tek ai, ndonese prej kaq vitesh eshte larg tyre.

Jeton ne Angli bashke me familjen e tij ku tashme i eshte dedikuar punes dhe biznesit, megjithate kujtimet nga vitet 2008-2015 kur ka ushtruar detyren e gazetarit sportiv, kane mbetur ende prezent ne mendjen e tij. Dhe do te mbesin gjithmone ne fakt.

E nisi karrieren si gazetar sportiv duke bashkepunuar fillimisht me gazeten “Vllaznimi Sportiv”, me pas tek gazeta “Sport Ekspres” dhe per te vijuar tek televizioni i sapohapur ne Shkoder Star Plus, ku angazhohet ne redaksine e lajmeve me aktualitetin sportiv, por edhe si moderator i emisionit “Star Sport”.

Sot Antoni ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka rikthyer ne kujtesen e tij disa momente te bukura te punes se tij si gazetar sportiv per nje periudhe 7 vjeçare. Prononcimin e tij mund ta ndiqni ne videon e meposhtme: