Vllaznia do të luajë takimin e parë ndaj Univeristatea Kraiova të enjten e ardhshme, takim që është i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.

Fillimisht, kuqeblutë do të luajnë në “Loro Boriçi”, ku do të masin forcat me Kraiovën, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve të Vllaznisë. Më pas, sfida e kthimit për futbollistët e drejtuar nga ana e Josës, do të jetë me 28 korrik në transfertën e vështirë rumune.

Pak ditë më parë, janë publikuar edhe çmimet e biletave, ndërsa burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se nesër do të nisë edhe shitja e tyre pranë “Loro Boriçit”, pikërisht tek sporteli i këtij stadiumi.

Në Shkodër pritet me interes të madh kjo ndeshja, teksa tifozët kanë premtuar për një mbështetje të madhe.

Maringlen ZHIVANI