Ndoshta si rrallëherë, gjatë përgatitjeve që skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar në prag të takimeve për Kupat e Europës apo për sezonin e ardhshëm, ndryshe nga herët e kaluara, kësaj rradhe trajneri Mirel Josa u ka dhënë mundësinë të gjithëve që të shprehin vlerat e tyre.

Një gjë të tillë ai e ka bërë jo vetëm në gjithë përfshirjen e futbollistëve në seancat stërvitore, por për më tepër, në miqësoret që skuadra ka zhvilluar. Në katër takimet miqësore që kuqeblutë kanë zhvilluar, Josa u ka besuar 26 nga 27 futbollistëve që ka pasur të grumbulluar.

I vetmi që nuk e ka prekur fushën e blertë në ndeshjet miqësore është mesfushori Eraldo Deda, i cili mësohet se ka qenë i dëmtuar. Kështu me sa duket, trajneri Mirel Josa kërkon të mos ketë vetëm një skuadër në fushën e lojës, por edhe një stol të fortë dhe konkurrencë brenda ekipit.

Deda ka qene gjate gjithe ketyre diteve nen kujdesin e stafit mjekesor dhe tashme shqetesimet e tij po marrin fund, çka do te thote se ai d te jete shpejt me skuadren ne stervitje, per te kapur kohen e humbur.
Maringlen ZHIVANI