Ish-arbitri i njohur i Kategorisë Superiore dhe FIFA-s Lorenc Jemini e konsideroi të drejtë vendimin e kryesorit Olsi Sokoli, që anulloi golin e Artim Pollozhanit në sfidën Flamurtari-Kukësi për lojë të rrezikshme.
“Unë them që është faull dhe kam argumeta. Është lojë e rrezikshme. Kam dëgjuar se pse mund të anullohet ky gol. Është e rrezikshme se nuk mund të luhet pranë kokës. Zona e kokës është për të gjuajtur me kokë. Nuk mund të çohet këmba te koka.
Nuk themi që është bërë me qëllim. Kjo quhet lojë e rrezikshme, edhe pse nuk ka kontakt. Nuk mund të luash në zonën e kokës me këmbë.
Nëse ngre takën 1 metër larg lojtarit, është direkt faull për lojë të rrezikshme. Arbitri i fryn bilbilit sa shikon goditjen. Arbitri i bie bilbilit kur e mendon ai”, theksoi Jemini./newsport/