Talenti shqiptar, Marash Kumbulla u dëmtua në sfidën e djeshme ndaj Breshas, teksa la fushën e lojës në minutën e 16-të.

Mbrojtësi 19-vjeçar pësoi një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje, e cila zakonisht kërkon 6-8 javë kohë rikuperimi.

Me shumë gjasa, Kumbulla do të humbasë sfidat e muajit nëntor me ekipin Kombëtar, ndaj Andorrës dhe Francës.

Mbrojtësi po kalonte një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, teksa dëmtimi erdhi në momentin më të mirë të tij. Kumbulla debutoi me fanellën e ekipit Kombëtar, në sfidën ndaj Moldavisë.