Egnatia udhëton drejt Kukësit ku do të përballet me vendasit në Kukës Arena në orën 15:00 për javën e 9-të të Abissnet Superiore.

Në stolin e rrogozhinasve debuton për herë të parë trajneri Shpëtim Duro i cili mori detyrën e lënë nga paraardhësi Tetova.

Duro ka detyrë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive pas 4 ndeshjeve pa fitore.

Me ndeshjen e parë vijnë dhe problemet e para. Egnata duhet të bëjë pa shërbimet e kapitenit Jackson dhe sulmuesit Mihana.

Braziliani sapo u rikthye nga dëmtimi dhe në ndeshjen ndaj Teutës fatkeqësisht u detyrua të largohej përsëri.

Redon Mihan akoma nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të mungojë edhe për këtë javë.