Prej disa kohësh është bërë e ditur se ish-futbollisti i Vllaznisë, Gilman Lika do drejtojë në Abu Dhabi. Ish-kapiteni i kuqebluve ishte trajneri i Vllaznisë u-17 sezonin e shkuar. Ekip me të cilin fitoi kampionatin dhe kupën e kësaj grup moshe. E ndërkohë tashmë Lika do e vijojë karrierën në Lindjen e Mesme.
Kjo për t’iu bashkuar akademisë së futbollit 7mania. Që bazën e ka në Abu Dhabi, kryeqytein e EBA. Por së bashku me ish-mesfyshorin do jenë edhe disa trajnerë të tjerë shkodranë. Ku siç e tregon edhe fotoja, kësaj akademie së fundmi i është bashkuar edhe Admir Mehja.
Ish-futbollisti i Adës, Tërbunit dhe disa skuadrave të tjera në vendin tonë. Ku pasi ka trajnuar për disa vite në Shkodër, Mehja ka vendosur që të provojë një eksperiencë tjetër si trajner jashtë vendit. Me këtë akademi po ashtu prej disa kohësh punon edhe Alvaro Mujaxhi. Ish-futbollist i akademisë Vllaznia për disa vite.
E ndërsa për të kompletuar krejtësisht foton është edhe Alban Hyka. Një trajner shkodran që punon prej shumë vitesh në Abu Dhabi, të cilit tashmë i janë bashkuar edhe shkodranë të tjerë. Një katërshe shkodrane që po kërkon të bëjë sa më mirë në Abu Dhabin e largët.
Endri ÇINARI