Ndeshja e parë si titullar e Ardian Ismajlit në Serinë A ka qenë për t’u vënë në kornize për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Skuadra e Specias me të vërtetë u mund 2-1 nga Interi, por vlerësimët për të kanë qënë të shkëlqyera, pasi ai rrallëherë u vu në vështirësi nga nja nga sulmet më të rrezikshme të Serisë A.
Ismajli u përball vazhdimisht me Lukakun e Lautaro Martinez dhe ndaloi ofensivën e tyre, duke bërë ndërhyrje të sakta, ndaj nuk ishte aspak rastësi që në fund të ndeshjes, portali i “Eurosport” e vlerësoi atë me notën 6,5, shumë e lartë për lojtarin e një ekipi që u mund dhe e barazvlefshme me notën e Hakimi e De Vraj, dy lojtarët që vlerësoi më lart te skuadra fituese, ndërsa pjesa tjetër e zikaltërve kishin nota më të ulëta.
“I aftë në pjesën e parë ndaj Lukakut, në tentativën e belgut për të kaluar Provedel. I vëmendshëm edhe në pjesën e dytë, me dy mbyllje shumë të mira”, shkruante portali i “Eurosport” për mbrojtësin shqiptar. Një vlerësim që shlyen deri diku pritjen e gjatë për Ismajlin, i cili vuajti infektimin me COVID dhe probleme burokratike pas transferimit duke humbur fazën përgatitore e vetëm tani ka rigjetur formën optimale sportive për të dhënë kontributin e tij për klubin e Serisë A. /vipsport/