Rey Manaj ka folur gjerë e gjatë në një interviste për “Il Secolo XlX, duke nisur nga debutimi me Interin, e për të vijuar më pas me kalimin te Barcelona, ofertat dhe objektivat që sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Spezias ka.

“Kam debutuar me Mancinin në moshën 18-vjeçare. Problemi i një lojtari që arrin ato nivele, edhe nëse ka talent, nuk është thjesht që të transferohet te Interi, por të qëndrojë atje. Në atë moshë nuk i kupton mirë si janë gjërat, tha fillimisht Manaj.

Më pas ai tregon si kaloi te Barcelona: “Një ditë më thirri Abidal dhe Ramos Planes te Barcelona dhe më shpjeguan se qëllimi ishte që të më çonin në “Camp Nou”, duke nisur një rrugëtim nga ekipi B. Si mund t’i thuash jo një klubi kaq të rëndësishëm si Barcelona.

Trajneri Setien më grumbulloi në ndeshjen e kampionatit kundër Getafes. Kur erdhi Koman, i nisa përgatitjet e sezonit me gola, por kishte pak vend për mua. Kap pasur fatin që të stërvitem me yjet e futbollit. Messi më bëri dhuratë fanellën e tij, gjithashtu edhe Pique. Një ëndërr e realizuar”.

Para se të rikthehej në Serie A te Spezia, Manaj ka marrë disa propozime: “Freiburg, Anderlecht, Sassuolo, në ditët e fundit Betis, më kërkuan. Pas bisedës me drejtuesit e Spezia u binda për t’u transferuar këtu.

Nuk mendoj se kam gabuar. Edhe në këtë merkato dimërore, kam pasur oferta për t’u rikthyer në Spanjë, por mendoj vetëm për Spezian. Jam mirë këtu. Më vonë gjatë verës do të ulem me agjentët e mi dhe do të vendosim cila është më e mira për të dy klubet”.

Në fund ai foli edhe për objektivat që ka, me klubin dhe kombëtaren: “Dua shpëtimin me Specian dhe të ruaj vendim tim në Kombëtare. Reja më ndihmon shumë, flasim shpesh”.