Në këtë kohë transferimesh, merkatoja është futur në një fazë delikate, teksa klubet janë drejt konsolidimit për sa i përket lëvizjeve me ndryshimet e bëra në organikë.

Po ashtu, të shumtë janë edhe futbollistët që në klubet ku luajnë, kërkojnë largimin nga një skuadër në një tjetër, për arsye të ndryshme, me këtë periudhë merkatoje që kërkojnë ta shfrytëzojnë me patjetër.

Kështu, një nga këta lojtar është edhe Arjet Bizi, i cili është rikthyer te Vllaznia U21, pas një eksperiencë në rradhët e Besëlidhjes, pas gjashtë muajsh shkëputje nga skuadra shkodrane.

Tashmë, 20-vjeçari është rikthyer në klubin ku u rrit e u formua si futbollist dhe menjëherë u vendos nën urdhrat e trajnerit të U21, Dean Sibson, teksa u aktivizua edhe sot në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Kukësit, për 21-vjeçarët.

Arjet Bizi zhvilloi 15 ndeshje me Besëlidhjen, por tashmë në vazhdim, mesfushori zgjodhi t’i bashkohet klubit të tij të zemrës, Vllaznisë.
MARINGLEN ZHIVANI