Hoze Murinjo është më modest, i sinqertë dhe i qetë se kurrë më parë. Pas fitores së Totenhemit me Uest Hemin 2-3, trajneri hoqi nga vetja ccdo meritë për këtë triumf dhe ia dha të gjhitha lojtarëve që treguan vlerat e tyre.

Portugezi tregon qetësinë e tij dhe se 11 muaj pushime i kanë bërë shumë mirë. Pas përfundmit të ndeshjes ai ka folur para mediave dhe është treguar tepër modest.

“Nuk është merita ime, është e lojtarëve dhe e klubit. Skuadrës i mungonte prej një kohe të gjatë fitorja në transfertë. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarëve t’u rikthehet buzëqeshja, të shkojnë në dhomën e zhveshjes në transfertë me muzikë dhe buzëqeshje.

Mezi po e pres ndeshjen e radhës, të martën në Champions. Jam shumë i lumtur që jam me këta djem dhe i thashë Daniel Levit kur më kontaktoi për herë të parë: ‘Më pëlqejnë këta lojtarë shumë’ dhe mendoj se tani ata e dinë këtë dhe e ndiejnë.

Mësova se lojtarët duan të fitojnë dhe duan të sakrifikojnë veten për skuadrën. Unë jam këtu thjesht për t’i ndihmuar ata. Do ta urreja nëse dikush do thoshte ‘fituan prej Zhozesë’. Nuk pata asnjë ndikim. Asgjë. Unë thjesht i ndihmova pak që ta fitonin këtë ndeshje”, shprehet tekniku portugez.