Mbrëmja e djeshme ishte speciale për Mario Mitaj i cili debutoi me fanellën e kombëtares kuqezi në fitoren 0-2 ndaj San Marinos. Pritshmëritë për mbrojtësin e AEK janë të larta, ndaj edhe ai në moshën 17-vjeçare ka djegur të gjitha etapat duke u bërë pjesë e Shqipërisë së Edi Rejës.

Sigurisht, emcionet për debutimin me kombëtaren janë gjithnjë e Mitaj i ka shprehur ato me anë të një postimi të fundit në rrjetet sociale. Futbollisti thekson se tashmë i është realizuar ëndrra më e madhe në karrierë, ndërsa ka një falenderim edhe për trajnerin e stafin teknik të kombëtares.

Postimi i Mitaj:

Dje me daren 31-3-2021 u realizua ënderra ime më e madhe në lidhje me deshiren dhe ënderrën qe kisha bërë për karieren time futbollistike duke debutuar me kombëtaren e madhe A shqiptare. Se pari dua te falemderoi zotin dhe prindërit e mi që më kanë mbështetur vazhdimisht pa u lodhur.

Njekohesisht një falenderim të madh e të perzemërt e kam per tranjerin dhe të gjithe stafin e kombetares që më besuan dhe me dhanë kete mundesi dhe se fundmi dua të falenderoi të gjithë njerzit e mi kudo që ndodhen dhe të gjithë tifozat kuq e zi”.