Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shuar zërat për afrimin e një qendërsulmuesi të ri, mes spekulimeve mbi Erling Haaland. Në një intervistë për “Catalunya Ràdio”, ai tha:
“Nuk duhet të obsesionohemi me kërkimin e një ‘9’, sepse mund të gabojmë. Ndoshta mund të luajmë edhe pa të. Nuk është momenti të flasim për blerje, Ferran Torres mund të luajë si qendërsulmues”.
Sa i përket të tashmes, ai shtoi: “Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit, ka shënuar mbi 40 gola dhe na ka ndihmuar shumë, por tani duhet të fokusohemi te rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar”.
Deco solli si shembull PSG-në, kampione e Europës, që fitoi Champions League “pa një sulmues tipik”. Ai theksoi se skuadra aktuale e Barçës “është e nivelit më të lartë dhe duhet përmirësuar me qetësi, jo me nxitim në merkato”./telesport/