Optimizem ne kampin shkodran ne prag te ndeshjes Vllaznia- Tirana. Trajneri Mirsad Jonuz eshte i mendimit se do jete skuadra e tij qe do t’i thote STOP serise se fitoreve te bardhebluve. Numri 1 i pankines shkodrane ka folur edhe per çeshtje te tjera qe kane te bejne me ekipin shkodran.

Gjendja e skuadrës? “Lojtarët janë gati psikologjikisht për këtë ndeshje, e cila është shumë e rëndësishme. Nesër do të jetë e njëjta ndeshje si me Bylisin. Nëse nesër do të fitojmë kundër Tiranës nuk do të ketë probleme, një trepikësh vlen si 6 pikë nesër. Do të bëjmë maksimumin. Është një skuadër me lojtarë me eksperiencë. Ata kanë 7 fitore radhazi, por nesër lojtarët e mi do t’i thonë “stop”.

Kundërshtari? “Nuk më frikëson, kam skuadër kompakte dhe lojtarë të mirë. Ishte një start i mirë për ne.. Kemi pasur ndeshje të vështira me Bylisin dhe Laçin. Shpresoj se do të kemi dhe një arbitër të mirë nesër. Besoj se nesër lojtarët do të jenë të përqendruar në maksimum, nuk do të jenë nervozë”.

Forma e lojtarëve? “Nuk kam probleme me lojtarët, ata janë të gatshëm. Kam 13 lojtarë, pavarësisht se 11 do jenë në fushë. Do shoh cilët do të inkuadrohen. E rëndësishme është se kam besim tek të gjithë. Fizikisht dhe psikologjikisht janë mirë dhe nesër do të fitojmë”.

Nesër do luani në sulm apo në mbrojtje? “Do të jetë një ndeshje e vështirë taktikisht në çdo repart. Ne kemi studiuar dhe i kam treguar lojtarëve , ku kanë defekt kundërshtarët. Lojtarët e mirë të sulmit kanë raste të mira për të shënuar nesër”.

Tifozët? “Dua që nesër të kemi sa më shumë fansa. Kam një mesazh për tifozët: Mbështeteni Vllazninë, por mos hidhni shishe në fushë, sepse nuk është gjë e mirë për klubin, skuadrën dhe lojtarët” . Ndeshjet me ndriçim? “Lojtarët edhe jashtë fushe kanë fituar kur ka pasur ndriçim. 6 muajt e parë nuk kemi pasur një grup të mirë, por tani kam një ekip të kompletuar.

Të luash përballë Tiranës, Partizanit dhe Bylisit është e njëjtë, pasi edhe ato ekipe kanë kualitet”. Kush të pëlqen nga Tirana? “Kale, Torasa, janë lojtarë cilësorë dhe bëjnë organizimin e lojës”, u shpreh Jonuz. /VipSport.al/