Nevil Dede, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare e tashmë trajner i Shqipërisë U19, mendon se kuqezinjtë nuk duhet të bëjnë gabimet që ka bërë Kosova e cila ka vlerësuar si fitore të mëdha sukseset me ekipe të vogla.
Në “Pressing” ai deklaroi se Shqipëria nuk është se do të fitonte diçka shumë të madhe nga sukseset me ekipe të cilat janë në teori të niveleve të ulta e nuk duhej pompuar çdo rezultat.
“Këtu është e çuditshme se ne mendojmë se me një fitore do të jemi më të mirët e botës. Por çfarë fiton me kundërshtarë të tillë?
Marrim rastin e Kosovës që e pamë. U frynë si tullumbac aq i madh se mundën Azerbajxhanin, Lihtenshtejnin e Maltën mos gabohem, ishin të pamposhtur.
Kur shkuan te niveli i vet e kuptuan, tani janë në pikiatë. Ne nuk duhet të bëjmë këtë gabim”, theksoi Dede. /vipsport/