Ndeshja e vlefshme për ligën e tretë franceze, Lyon Duchère-L’Entente SSG përfundoi me rezultatin 2-2.

Por ajo që duhet theksuar është se dy nga katër golat e realizuar në këtë sfidë ishin vërtetë të një cilësie të madhe.

Goli i parë erdhi pas një roveshate të pabesueshme me të cilën William Sea ha baraspeshoi shifrat në 1-1 me Entente.

Goli i dytë që fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-2 u shënua nga Ezikian në minutën e 94-t me një goditje fantastike nga distanca.

Dy perla të denja edhe për kompeticionet më të rëndësishme botërore, jo më për një kategori modeste. /EDS/