Trajneri Nevil Dede ka thënë se me Myrto Uzunin është bërë padrejtësi te Shqipëria, duke parë formën e mirë që ai ka kaluar në dy vitet e fundit.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede është shprehur se trajneri Reja ka lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria

“Unë mendoj që ky grup lojtarësh është në moshë të re dhe kanë një të ardhme përpara. Po punohet mirë te ekipet e moshave. Po vijnë lojtarë me shumë prespektive.

Broja ka një shpejtësi të frikshme, për sa i përket një euriopiani. Ai mendoi se me shpejtësinë që ka, mund të shkëputet dhe ia dilte. Me Uzunin është bërë padrejtësi, duke parë formën e mirë që ka kaluar në dy vitet e fundit.

Reja ka lojtarë më të mirë nga e kaluara. Gjimshiti është gjithmonë te Atalanta dhe për këtë arsye flasim për të. Ne duhet ta rrisim Brojën. Duhet të bëjmë diçka më shumë. Ishim më mirë fizikisht se Hungaria.”, u shpreh Dede.