Kukesi shkakton suprizen e madhe duke eliminuar Partizanin nga kupa dhe duke shkuar vete ne gjysmefinale te ketij kompeticioni. Ndonese e kishte humbur ndeshjen e pare 0-1 ne fushen e vet, skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka permbysur gjithçka.

Ka shenuar me ane te Hasajt ne minuten e 10-te dhe me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje eshte luajtur edhe shtesa prej 30 minutash por serish nuk ka patur rrjeta te prekura.

Ne kete menyre pas 120 minutash loje, te dy ekipet kane qene te detyruara t’i drejtohen 11-metershave per te shpallur fituesin. Kukesianet jane treguar shume te sakte duke i shenuar te peste, ndersa per te kuqte eshte humbur e para dhe si rrjedhoje kjo i ka penalizuar.

Ne kete menyre me fitoren 5-3, Kukesi kualifikohet ne gjysmefinale te kupes duke shkaktuar suprizen e madhe. Ndonese ne kampionat ndodhet ne vendin e fundit te renditjes dhe rrezikon shume renien nga kategori, ne Kupe jane ne 4 me te mirat qe do te vijojne me tej rrugetimin per fitimin e ketij trofeu./www.shkodrasport.com/