Lojtari i kombëtares së Francës dhe sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG) Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë ndërsa vlera e tij në treg kap shifrën prej 225 milionë euro.

“KPMG Football Benchmark” bëri analiza dhe botoi listën prej 10 futbollistëve më të shtrenjtë.

Mbappe-n, i cili është në majë të listës, e përcjell bashkëlojtari i tij nga PSG, braziliani Neymar me vlerë prej 185 milionë euro.

I treti në listë është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, vlera e të cilit është 180 milionë euro.

Lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë, në të cilën nuk është i pranishëm ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket si në vijim:

Fudbollisti, klubi dhe vlerë në euro:

1. Kylian Mbappe PSG 225 milionë

2. Neymar PSG 185 milionë

3. Lionel Messi Barcelona 180 milionë

4. Eden Hazard Real Madrid 152 milionë

5. Raheem Sterling Manchester City 150 milionë

6. Muhammed Salah Liverpool 150 milionë

7. Harry Kane Tottenham 140 milionë

8. Sadio Mane Liverpool 130 milionë

9. Kevin De Bruyne Manchester City 130 milionë

10. Antoine Griezmann Barcelona 125 milionë