Fotot ku ata shfaqen në krah të njëri-tjetrit mungojnë, por në Francë janë të sigurt që preh kohës kanë nisur një histori dashurie.

Referenca është për sulmuesin kampion bote, Kylian Mbappe dhe modelen Alicia Aylies, Miss Franca 2017.

Bukuroshja franceze shpesh është fiksuar në stadiume duke ndjekur “yllin” e PSG, me të cilin frekuentohet, pa u rënë në sy medieve rozë, prej muajsh.

Duket se Mbappe ka shënuar një tjetër “gol” spektakolar, këtë herë në jetën e tij private.