Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Starova u shpreh: “Vllaznia dhe Skënderbeu nuk janë më për Kupat e Europës.

Vllaznia nuk ka as grupin për të luftuar deri në fund për një vend në Europë, e tregon dhe renditja ku ndodhen këto dy skuadra. E rëndësishme është dhe faktori psikologjik, që ndikon shumë te lojtarët.

Përveç pikëve, Bylisi ka dhe një avantazh moral, që nuk është pak. Mendoj se duhet rregulluar sa me shpejt, që të gjitha ndeshjet të kenë nga gjashtë arbitra. Nuk jemi vendi më i pasur në botë, por as më i varfër sa për të mos përballuar gjashtë arbitra. Teuta-Partizani duhet të kishte 6 arbitra. Të mos flasim për VAR, që kushton miliona, por për arbitra. Nuk mund të kursehet në Superiore, është vitrina e futbollit.

Kukësi? Siç e tha dhe Kristali, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Për arsye dëmtimesh, kartonësh, ambientimin, ka pasur disa oshilacione. Tani Kukësi i ka eliminuar këto probleme, formacionin e ka pak a shumë të stabilizuar. Titullarët i ka.

A do të vazhdojë Limaj, Rroca, Abazaj e titullarët e tjerë të ruajnë formën e tyre? Mendoj se po. Partizani ka humbur pesë pikë, këtë gjë mund ta bëjë dhe Kukësi, por unë them se Kukësi nuk është njësoj. Kanë garanci për të vazhduar”./abcnews/