Dejvi Bregu ka përjetuar një sukses të dyfisht në këtë sezon të sapo përfunduar, duke u kurorëzuar si në aspektin individual ashtu edhe në atë ekipor.

Futbollisti vlonjat ngriti në qiellin e Durrësit titullin kampion të Kategorisë Superiore, kampionat në të cilin arriti të shpallej edhe golashënuesi më i mirë. Në një intevistë të dhënë për gazetaren Enxhi Biba në “News 24“, Bregu rrëfehet më tepër rreth këtij sezoni si dhe të ardhmes së tij.

Bregu nderkohe ka folur edhe per akuzat e trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç i cili vinte ne dyshim menyren si u shpall kampion Teuta dhe per kete eshte shprehur:

“Janë të kuptueshme nga trajneri i Vllaznisë. E komplimentoj në radhë të parë për performancën e skuadrës së Vllaznisë, një nga ekipet më të forta këtë sezon. Por ne e kemi fituar këtë kampionat me djersë dhe me gjak.

Apolonia është munduar të na prishë festën po nuk ia arriti dot pasi falë Zotit ishte ekipi në formë shumë të mirë atë ditë dhe mbështetja e tifozëve na dha atë lojtarin e 12. Akuzat janë të kuptueshme jo vetëm nga trajneri i Vllaznisë por nga kushdo në kampionatin shqiptar.

Di të them që ne na janë mohuar shumë penallti dhe klubi jonë nuk e ka bërë asnjëherë çështje këtë problem. E kemi fituar këtë kampionat me meritë“.