Ledio Pano ishte i ftuar në studion e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport. Ish-lojtari i Partizanit, aktualisht në pozicionin e trajnerit të moshave foli shkurtimisht për sfidën mes të kuqve dhe krutanëve.

Skuadra e Dritan Mehmetit fitoi 4-0 duke shënuar 4 gola në pjesën e dytë. Pikërisht për këtë, Pano u shpreh se kishte një lloj tolerimi nga ana e Kastriotit.

Në fjalën e tij në panelin e emisionit, ai tha: “Partizani e meritoi fitoren. Sigurisht jam dakord me këtë që u tha në studio. Pati një farë tolerimi të vogël nga Kastrioti”, u shpreh ndër të tjera Pano.

Pas kësaj ndeshje, Partizani siguroi matematikisht vendin e tretë, që do të thotë pjesëmarrje në Europë./newsport/