Shume komente, shume diskutime dhe padyshim qe atmosfera ne aksin Shqiperi- Kosove eshte jo pak e nxehte. Ka prej atyre qe flasim me entuziasem per te dy kombetaret, por ka edhe te tjeret qe duan te bejne “ndarjen”. Por jo te gjithe.

Ismet Munishi ka treguar me zë të lartë patriotizmin e tij. Trajneri i suksesshëm shqiptar ka deklaruar në studion e emisonit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” Shqipëria është nëna e tyre dhe se dashuria për nënë është pa kushte. Në këtë mënyrë, Munishi shuan ndasitë e krijuara rreth përfaqësueseve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Dashuria për nanën është pa kushte. Ne e kemi nanë Shqipërinë. Mos i nxirr nanës kushte. Pa kushte e kemi dashurinë, të pakufizuar e kemi. E mirë, e keqe, ashtu si të ka qëlluar nana. Nanë e ke“, ka thënë Ismet Munishi.

Nje deklarate e bukur qe ka marre shume vleresime ne te dy anet dhe natyrisht qe nje kualifikim i Shqiperise ne Europian, do te bente qe simbolet kuqezi te jene me te forta se kurre ne Gjermani, me shqiptaret e ardhur nga kater anet e Botes.