Ka mjaftuar një moment shpërqendrimi dhe ka ndodhur tragjedia. Në një turne për mosha në sallat e mbyllura, të zhvilluar në Pragë (Republika Çeke), një gjyqtar me përvojë, Pavel Zeman, është goditur nga një gjyle e hedhur nga një atlet gjatë garës. Pas këtij incidenti të rëndë turneu u ndërpre dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen. Mësohet se gjyqtari po ecte pa e patur mendjen te gara në zonën ku zakonisht bien gjylet dhe nuk e ka kuptuar se një sportist ishte ende në garë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla të rënda në sportin e atletikës, shumica prej të cilave në garën e hedhjes së shtizës, ku ka patur edhe herë të tjera tragjedi./telesport/