Skuadra koplikase ka zhvilluar pasditen e djeshme të parën ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për nisjen e fazës së dytë të kampionatit. Ajo ka luajtur ndaj Vllaznia U-19 dhe ka fituar me rezultatin 3-1. Autorë të golave për Veleçikun në këtë miqësore kanë qenë Besart Çokaj me 11-metërsh, Lami ndërsa i treti ka patur për autor 17 vjeçarin Alsed Hotaj. Pas kësaj miqësore, trajneri Besnik Duli ka planifikuar zhvillimin edhe të tjerave deri në prag të nisjes së ndeshjeve zyrtare.

Ndeshje në të cilat do të synojë patjetër të arrijë sa më shumë fitore në mënyrë që të arrijë objektivin për t’u ngjitur në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com