Admir Mehja, ish- futbollisti i njohur qe tashme po ben detyren e trajnerit ne Emiratet e Bashkuara Arabe, sigurisht qe nuk e heq asnjehere nga vemendja futbollin shqiptar dhe posaçerisht ecurine e Vllaznise.

Pas ndeshjes se djeshme te humbur 0-1 ndaj Kukesit, Mehjes nuk i ka pelqyer aspak deklarata e trajnerit Memelli qe fajesonte djemte e rinj te cilet i kushtojne me shume rendesi instagramit sesa stervitjes, e per kete ne faqen e “Shkodra Sport” ka reaguar duke shkruar:

Migen Memelli ‘shfryn’ ndaj lojtarëve pas humbjes në Kukës: Papërgjegjshmëri totale! Ky brez e përjeton futbollin nëpërmjet Instagramit

“E papranueshme kjo deklarate e dhene pas ndeshjes. Ne vend qe te merret me kronologjine e ndeshjes, çfare nuk funksionoi, pse nuk funksionoi, pse kur jemi ne me nje lojtar me pak trajneri thote kaq mundesi kishim, na penalizoi kartoni i kuq.

Por sot per shembull kemi ne nje lojtar me shume dhe perseri humbasim ndeshjen. Opinioni shkodran per keto pret pergjigje dhe jo te merret me instagramin apo ndonje aplikacion tjeter”./SHKODRA-SPORT.COM/