Jude Bellingham e ka pësuar pas deklaratës së bërë për arbitrin Felix Zwayer. Mesfushori nuk u kursye pas duelit ndaj Bayern Munich, për shkak të penalltisë së dhënë nga arbitri gjerman i dënuar për trukime në vitin 2006.
“Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj?
Për mua nuk është penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës”, shprehej Bellingham për ViaPlay.
Federata Gjermane e Futbollit e ka gjobitur Bellingham me 45 mijë dollarë dhe Dortmund nuk do ta apelojë vendimin.
Nga ana tjetër edhe policia ka nisur investigimin dhe pret vendimin e prokurorisë së Dortmund nëse do nisë një procedim penal për mesfushorin anglez. /oversport/


