Jasmin Rraboshta është një nga sulmuesit shkodranë që ka spikatur gjithmonë me golat e tij në ekipet ku ka luajtur. Ai krahas Vllaznisë, klubi ku u formua si futbollist dhe luajti për disa vite, e ka vijuar karrierën e tij sportive edhe në disa klube futbolli të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi në këtë sezon futbollistik, Rraboshta është pjesë e ekipit të Vorës, që konkurron në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Edhe këtu, aktivizimin e tij me këtë skuadër, Rraboshta po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi golat e tij kanë kontribuar në fitoret e Vorës, e cila kryeson renditjen me 44-pikë.

Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e fundit, atë të javës së 18-të, të cilën Vora e luajti në transfertë me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe arriti të fitojë me rezultatin 1-3, teksa Rraboshta shënoi golin e tretë për ekipin e tij.

Pas këtij realizimi, sulmuesi shkodran ka shkuar në kuotën e 13-golave, duke u kthyer në këtë mënyrë në një pikë referimi për sulmin e ekipit të tij, Vora.
Maringlen ZHIVANI