Tifo- grupi “Power 12” e “fitoi” ndeshjen e tij. Ajo çfare beri gjate dhe pas ndeshjes se humbur me Bylisin, padyshim qe ka lene gjurme tek te gjithe. Nje mbeshtetje e zjarrte, inkurajim dhe solidarizim me lojtaret dhe trajnerin, pavaresisht rezultatit zhgenjyes qe ata prodhuan ne fushen e lojes.
Ky grupim nderkohe ka dale edhe me nje deklarate ku u ben thirrje te gjithe qe te jene ne mbeshtetje te tyre, te jene ne mbeshtetje te Vllaznise sepse nuk eshte nevoja as te shajne lojtaret, as te bejne trajnerin. “Detyra e tifozeve eshte ta mbeshtesin skuadren e zemres”- thuhet nder te tjera ne kete deklarate, ku nuk mungojne tonet e dashurise per ngjyrat kuqeblu. Ja çfare thuhet ne te:
“Futbolli eshte nje loje ku luhet me 11 lojtare dhe ka nje trajNer qe i drejton. Ne futboll ka tre rezultate: Fitore, Barazim, Humbje. Keshtu konceptohet ne te githe boten, kurse ketu tek ne ka nje qytet qe jane lojtare, nje qytet qe duan te gjithe te bejne trajnerin dhe nuk njohin asnje rezultat tjeter perveç fitores dhe ky qytet akoma permend VLLAZNINE e dikurshme.
”Nuk dua te vij ne stadium se nuk ke çfare te shohesh tek keta lojtare, nuk vij ne stadium se shesin e blejne ndeshje”. Cdo dite i degjojme keta fjale. Ky qytet nuk ka mentalitet, ky qytet po vuan per ultras, ky qytet ka vetem sportdashes, ky qytet duhet te kuptoje se futbolli eshte nje sport dhe ne kete sport ne kemi ekipin e VLLAZNISE qe duhet ta mbeshtesim dhe jo ta braktisim.
Ti leme pas krahesh arrogancen dhe injorimin qe po i bejme ekipit tone. Lojtari jone nuk shahet sepse ne po i japim buken dhe po e beme kete pune i bie qe te shkelim ne ate buke. Çohuni ne kembe, bertitni, mbeshteteni ekipin, nese ato te zhgenjejne 10 here, do jene po ata qe do na bejne krenar 11 here. Nga zhgenjimet meson njeriu. Asnje nuk lindi dhe nuk eshte perfekt.
Ti qe vjen te hash fara te tribuna A-B-D, ose ti qe tymos puro te vip-i dhe doni te jeni trajnera, lojtar ose analista, mesoni ti respektoni sadopak keta djem. Ti qe shan lojtarin tend dhe irritohesh me te, pse pret rezultat pozitiv prej tij? Iku koha farave, as ti tjetri mos tymos puro, por ejani te bashkepunojme te gjithe ne nje trup dhe te kontribojme me zerin, me dashurine, me vullnetin, me pasionin qe kena per kete skuader.
Te gjithe vetem me nje ze: ”VLLAZNI VLLAZNI“, 90 minuta jane. Keto djem kane nevoje per ne, ky qytet do te behet i bukur dhe merr ngjyrat vetem atehere kur te gjith te vishemi me dy ngjyrat tona 🔴🔵. Mos ki turp por eja mbeshtete fanelen Kuq E Blu. VLLAZNIA eshte lokomotiva, ne jemi vagonat dhe keshtu pushtojm SHQIPNINE.
Bashkohu dhe ti me POWER 12. Bashkohu dhe ti me keto djem qe e duan kete ekip,me keto djem qe japin gjithcka per VLLAZNIN. Tifozlleku nuk pasqyron farat e buken me qofte. Tifozlleku eshte vetem atehere kur ti e lejon zemren te komandoje gojen dhe ta nxjerresh fjalen VLLAZNI VLLAZNI nga thellesia e shpirtit.
POWER12”