Marco Verratti u bë baba për herë të dytë, një vit e gjysmë më parë. Lojtarit të PSG, megjithatë, i mori koka erë për një vajzë të re, me emrin Jessica, dhe vendosi ta braktiste partneren e tij “historike”, Laura (pas dhjetë vitesh).

Një dashuri me shikim të parë, që daton gjashtë muaj më parë. Të dy u takuan në një restorant shumë të frekuentuar nga Verratti. Jessica i shërbeu në tavolinë si kamariere. Tani, ata janë duke i kaluar pushimet së bashku, për qejfin e tyre, në Baleari.

 

 

Ish-gruaja e mesfushorit italian, Laura, me të cilën u divorcua vjeshtën e kaluar, ka qëndruar në Paris, për të jetuar atje me dy fëmijët. Të dy jetojnë në shtëpi të ndara. Revista “Who” ka publikuar foto të Marco në plazh, teksa përqafon Jessica. Ajo ëndërron të bëhet modele, por për momentin po shijon këtë dashuri plot passion me yllin e PSG. Pastaj, me të parë e me të bërë…