HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDeliallisi: Dominuam totalisht ndaj Vllaznisë, meritonim fitoren

Deliallisi: Dominuam totalisht ndaj Vllaznisë, meritonim fitoren

Erzeni mori një barazim ndaj Vllaznisë në Rrogozhinë në një ndeshje që dhuroi plot emocione. Pas ndeshjes trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi foli për mikrofonin e MCN TV.

“Është rezultati më i drejtë ashtu si shkoi loja. Nuk ishim mirë në fillim më pas për 39 minuta e dominuam totalisht kudnërshtarin pasi hymë me mendimin vetëm për të fituar. Deri në minutan e 60’ kur doli Mihana ishim mirë.

Bëmë disa zëvëndësime të detyrueshme. Kahrimanovic kishte probleme 2 orë para ndeshjes. Jemi ekip që jemi bërë për 10 ditë, jam i kënaqur me djemtë. Zbatuan atë që iu kisha dhënë.

Unë u kam kërkuar drejtuesve një sulmues, sot u ndje mugnesa e tij në majë. Kundërshtari ka një si Balaj në sulm, tek ne po e mbulon Mihana që nuk është roli i tij. Ne jemi ekip me sakrifica dhe do ja dalim me këtë grup lojtarësh. Por mendoj se do të vij një sulmues pasi kam folur me drejtuesit.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments