Partizani është duke luajtur në transfertë kundër Sfintulit, në kompleksin sportiv “Ohrei”, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.
Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet. Të kuqtë janë me një këmbë në turin e dytë pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë, megjithatë verdiktin përfundimtar do ta japë fusha. Temperatura në orën e ndeshjes do të jetë 28 gradë celsius.
Në sfidën e luajtur në Elbasan, shkëlqyen dy sulmuesit brazilianë të ekipit, Lukas Kardozo dhe Stenio Zhunior. Kardozo shënoi dy gola, ndërsa Zhunior asistoi tre gola të tjerë përveç dopietës së tij, duke qenë protagonist absolut në të pestë golat e shënuar.
Megjithatë, sfida e kthimit në Moldavi nuk duhet nënvlerësuar, pasi Partizani luan për shumë përfitime. Në rast se kalojnë në turin e dytë, të kuqtë do të fusin në arkat e tyre edhe 350 mijë euro të tjera nga UEFA, duke çuar totalin në 600 mijë euro përfitime nga Liga e Konferencës. Por, gjithashtu, luajnë edhe kundër Bazelit, çka do të sillte përfitime të mëdha edhe nga të drejtat televizive.
Për sa i përket formacionit zyrtar të Partizanit, nuk mungojnë surprizat, teksa Daja ka ulur në stol Bardhin, nga minuta e parë aktivizohet Rrapaj.
LIVE: SFINTUL-PARTIZANI 2-3
Volkov 4′ (p), Slodovniçov 22′ / Cara 15′, Stenio Zhunior 42′, 55′
KOMENTI LIVE:
69′ Bardhi provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
63′ Zëvendësim te Partizani, largohet Rrapaj, vendin e tij e merr Jurgen Bardhi.
60′ Goditje dënimi për Partizanin, provon edhe Herald Marku, por tentativa e tij ndalet nga portieri.
57′ Gligorov është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë te Partizani.
55′ GOOOOL PARTIZANI 2-3/ Dopietë e Stenio Zhunior! Fantastik sulmuesi brazilian që pas asistit të Kardozos, nuk ka falur brenda zonës.
52′ Ndëshkohet edhe futbollisti Litivikov për ndërhyrje të gabuar ndaj Tedi Carës.
48′ Slodovniçov është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Stenio Zhunior.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
Statistikat
42′ GOOOOOOL PARTIZANI 2-2/ Tjetër gafë, kësaj radhe ishte mbrojtësi i Sfitunl, Sanja, që i dhuroi një top Stenio Zhunior që nuk fali duke vendosur baraspeshën.
35′ Sfintul nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme teksa kërkon golin e tretë.
26′ Goditje dënimi për Partizanin, nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Stenio Zhunior, por tentativa e tij ndalet nga muri.
22′ GOL SFINTUL 2-1/ Gafë e Alban Hoxhës, portieri i Partizani iu fal një gol moldavëve që realizojnë me anë të futbollistit Slodovniçov.
18′ Pranë golit të dytë Partizani me Dajan Shehin, që provon me kokë, pas një harkimi nga e djathta, por grushton rrezikun portieri i Sfintul, Kalanka.
15′ GOOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha! Fantastik Tedi Cara që realizon një gol mjaft të bukur me të brendshme nga e majta e zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës!
14′ Futbollisti i Sfintul, Stefan është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Kardozos në mesfushë.
9′ Partizani provon të kundërpërgjigjet me Stenio Zhunior që fiton goditjen e parë nga këndi.
4′ GOL SFINTUL 1-0/ Volkov realizon nga pika e bardhë e penalltisë!
3′ Start katastrofik për të kuqtë, gjyqtari akordon 11-metërsh për ndërhyrje të gabuar të Alban Hoxhës, brenda zonës. Moment i dyshimtë, por për gjyqtarin grek kemi të bëjmë me penallti.
1′ Pranë golit vendasit e Sfintul, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga një gabim në mbrojtje i të kuqve, vendimtare ndërhyrja e Alban Hoxhës.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Sfintul: Kalanka, Ojog, Stefan, Litivikov, Sanja, Stina, Plamasdela, Slika, Ghecev, Volkov, Slodovniçov, Tranjer: S. Sebotari
Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Shehi, Gligorov, Rrapaj, Kote, Murataj, Cara, Lukas, Zhunior, Trajner: I.Daja