I ardhur ne merkaton e veres, Demir Imeri eshte shnderruar menjehere ne protagonist te ekipi i Vllaznise. Shqiptari i Maqedonise se Veriut ka fituar vendin e titullarit ne formacion dhe ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Apolonise ka arritur te shenoje edhe nje gol por qe iu anullua pa te drejte nga ana e anesorit.
Duke folur per mediat pas ndeshjes, ai eshte shprehur: “Ka qene nisja e duhur per ekipin tone. Ishim pergatitur prej afro tre muajsh qe te startonim me fitore sezonin dhe mendoj se kemi bere hapat e duhur si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.
Ndaj Apolonise, nisur edhe nga mundesite qe na u krijuan, mund te kishim shenuar edhe gola te tjere. Megjithate ky eshte futbolli dhe gjithe mundesite nuk mund te shenohen. Une jam i kenaqur qe arritem ta fitojme kete perballje pasi e demostruam ne fushe pergjate gjithe ndeshjes se e kemi merituar nje gje te tille”.
Per Imerin eksperienca te Vllaznia eshte e dyta ne futbollin shqiptar, pasi me pare ka luajtur edhe me Kamzen. I pyetur per ate se si ndjehet ne Shkoder, mesfushori me tipare sulmuese i kuqebluve shprehet:
“Kam luajtur edhe me Kamzen, por te them te drejten gjerat jane krejt ndryshe ketu. Dihet se kush eshte Vllaznia, cilat jane objektivat e saj, sa kerkohet nga tifozet dhe ambicjet ndaj ketij ekipi. Mendoj se eshte nje tjeter gje te luash me kete skuader dhe tjeter gje me ate qe kam luajtur me perpara.
Ambjenti ne skuader eshte fantastik dhe i tille nuk mund te gjendet ne asnje skuader tjeter. Te gjithe sebashku kemi krijuar nje ambjent dhe nje klime mjaft te mire. Mund te them me bindje se ketu punohet mire. Mendoj se jemi ne rruge te mbare. Gjithçka do shikohet ndeshje pas ndeshjet. Ne jemi nje skuader e mire, ku po punohet maksimalisht nga te gjithe”.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje Vllaznia te dielen ne Korçe ndaj Skenderbeut, Imeri do te shprehej: “Mendoj se Skenderbeu serish mbetet ekip i mire. Ne do ta vleresojme maksimalisht kete kundershtar, por do te kerkojme te marrim edhe ne kete ndeshje piket maksimale.
Mundesite per nje gje te tille ekzistojne dhe shpresoj qe do te vijojme ecurine pozitive te dy perballjeve te para te ketij sezoni”./SHKODRA-SPORT.COM/