Barazimi ndaj Kastriotit nuk ka lene shenje ne kampin shkodran. Futbollistet dhe stafi teknik kane nisur qe prej ditesh se sotme pergatitjet per sfiden e rradhes, ate me Partizanin.

Megjithate sfida e kaluar nuk do te kaloje pa u analizuar dhe pa nxjerre gabimet e bera. Duke folur ne lidhje me kete perballje, futbollisti Demir Imeri do te shprehej ne kete menyre per ate barazim 0-0 ndaj krutaneve:

“E dinim rendesine e ndeshjes me Kastriotin dhe tashme jemi te gjithe te vetedijshem se kemi lene dy pike me kete skuader. Megjithate nuk eshte asgje serioze dhe ne vazhdojme perpara. Personalisht por edhe ekipi besoj se ka bere nje ndeshje pozitive.

Skuadra krutane kishte ardhur me nje qellim te vetem, te merrte nje pike sepse e dinte se çfare kundershtari kishte perballe. Besoj se ne ndeshjet e tjera do te tregojme me shume qetesi dhe do te vazhdojme rrugen qe kemi nisur.

Ne u munduam te bejme lojen te zakonshme me shume pasiime, por terreni i veshtire dhe nje kundershtar i tille qe s’dua te flas me shume, na e komplikuan punen. Nuk ka pse te ndikoje ky barazim ne ecurine tone, kur ne luajme futbollin me te mire ne Shqiperi kohet e fundit dhe jemi +9 nga ndjekesit me te afert”

Vllaznia te dielen luan ndaj ndeshjen e rradhes ndaj Partizanit te vendit te dyte dhe padyshim qe ka per te qene nje sfide shume e rendesishme per te dy ekipet. I pyetur ne lidhje me kete takim, Demir Imeri eshte shprehur keshtu:

“Vllaznia ka treguar se ka dominuar ndaj çdo kundershtari, keshtu qe ka force ne çdo aspekt. Vllaznia e ka ne “adn”-ne e saj trepikeshin, keshtu qe do te shkojme te luajme futboll dhe te marrim me te miren ne kete takim te rradhes”./SHKODRA-SPORT.COM/