Viti 2022 ka nisur mbare per xhuditet e Vllaznise. Ne garat e kampionatit kombetar individual per kadete dhe senior, te cilat u zhvilluan ne parkun olimpik “Feti Borova” te kryeqytetit, ekipi shkodran eshte paraqitur ne menyre dinjitoze.

Ne garat e te rriturve, sportistet kuqeblu arriten te shpallen kampion dhe te perfitojne statusin e sportistit te nivelit te larte. Keshtu:

Femra të Rritura:

1. Kasandra Kovaçi – 63 kg Kampione Kombëtare

2. Validia Aliaj – 70 kg Kampione Kombëtare

Meshkuj të Rritur:

1. Roland Vasija – 60 kg Kampion Kombëtar

2. Xhovani Shkoza -81 kg Kampion Kombëtar

Vende të dyta:

1.Demian Çuni -90 kg

Lufta të mira zhvilluan dhe Emiljano Tusha – 66 kg, Anton Çoba -81 kg dhe Markeljan Tanushi +100kg ku me më pak profesionalizem mund te vazhdonin më tej.